Dy të rinj shqiptarë janë kapur në banesën e tyre në Frosinone nga një operacion antidroge nga policia italiane.
Në banesën e të rinjve në zonën e Casemones u gjetën 37 doza kokaine të fshehura në lavatriçen e shtëpisë.
Dozat ishin të ndara në pesha prej 15 gramësh.
Siç raportohet nga mediat italiane të rinjtë ishin të moshës 25-vjeç.
Policia italiane sekuestroi edhe 2 mijë euro cash që mbanin me vete 2 të arrestuarit, të ardhura që dyshohet se vinin nga vepritmaria e paligjshme e trafikut të drogës.
Mediat italiane shkruajnë se të rinjtë shqiptarë tentuan të largoheshin duke u hedhur nga dritaret e pasme të banesës, por u kapën nga oficerët italianë.