Ylli Limani ka reaguar ashpër ndaj anulimit të koncertit të tij mbrëmjen e djeshme për shkak të një alarmi fals për bombë.
Përmes një Instastory ai ka shprehur se klubi ka qënë i detyruar t’i nxirrte të gjithë jashtë.
“Sonte është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntori. Sot kemi pasur për të festuar bashkë. Pikërisht sot, pas një lajmërimi të rremë për eksploziv, eventi është anuluar! Po ndihem shumë keq për të gjithë ju që keni rezervuar dhe jeni bërë gati për të dalë. E gjithë kjo për shkak të ligësisë si njerëzve që kushedi se si e shikojnë të përfitojnë nga veprime të tjera”, ka shkruar këngëtari.