Dyzetenjë punëtorë që u shpëtuan nga një tunel i shembur në Indi janë pritur me brohoritje dhe lot gëzimi. Minatorët, të cilët kishin mbetur të bllokuar nën Himalaje, u shpëtuan pas një operacioni kërkimi që zgjati 17 ditë.
Ekipet e shpëtimit gërmuan mes shkëmbinjve dhe masivit me dhe derisa arritën tek minatorët. U deshën javë të tëra për të hapur një rrugë shpëtimi për punëtorët përmes malit, ndërsa dy metrat e fundit janë gërmuar me dorë, përpara se minatorët të shihnin më në fund dritën.
Burrat mbetën të bllokuar që nga 12 nëntori, kur pjesa e tunelit që ata po ndihmonin për të ndërtuar në shtetin verior të Indisë Uttarakhand u zhvendos, duke bllokuar daljen e tyre të vetme me më shumë se 60 metra gurë të thyer, beton dhe metal të përdredhur.