Festën e Pavarësisë politikanët kanë vendosur ta urojnë me këto fjalë:
Edi Rama:
MIRËMËNGJES
gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë
Sali Berisha:
Gëzuar miq, Festën e Flamurit!
Ilir Meta:
Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin!
Nderimin më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!
Lulzim Basha:
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!
Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për festën e flamurit kuq e zi, simbolit tonë të shenjtë të lirisë dhe krenarisë kombëtare!
Lindita Nikolla:
Sot 111-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, përpjekjet e patriotëve e shqiptarë, të mendjes e të pushkës, u kurorëzuan me sukses me shpalljen e pavarësisë dhe themelimin e shtetit shqiptar të pavarur. Pasi u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorën e Flamurit, flamuri kuqezi, deri atëherë shenja jonë kombëtare, u bë edhe simboli shtetëror i Shqipërisë së pavarur.
Ja si e përshkruan këtë ngjarje madhore të historisë kombëtare, Ati Themelues i Shqipërisë së pavarur, Ismail Qemali: “Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë.”
Dhe më poshtë, për të treguar se pavarësia, liria dhe integriteti i shtetit shqiptar, kërkon edhe sakrifica sublime, vijon: “I drejtoj një lutje Zotit të Madh, që bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut.”
Fjalë inspiruese të një jete e vepre inspiruese në shërbim të atdheut! Sakrifica është shenja më domethënëse e patriotizmit.
Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e SHBA, që avancon me shpejtësi drejt familjes evropiane në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve.
Një mbështetëse e vendosur e pavarësisë dhe fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Erion Braçe:
GEZUAR #SHQIPERI
JE SHUME ME E LASHTE SE 111 VITE!
DO JESH PERJETE, KETU, NE KETO TROJE!