Gjykata e Lartë ka rrëzuar dje rekursin e tre të akuzuarve që kërkonin prishjen e vendimit e Apelit të Krimeve të Rënda, që i shpalli fajtor për trafikimin e drogës.
Një nga të përfshirët në këtë kërkesë rekurs është dhe nipi i ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha.
Apeli i Krimeve të Rënda dënoi, Ermal Hoxhën me 6 vjet e 8 muaj.
Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. Tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.
Grupi i drogës “Xibraka” u zbulua në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të policisë të asistuar nga agjentë të policisë gjermane, ku u sekuestrua sasia rekord e kokainës prej 100 kg, raporton “Report TV”.