Policia spanjolle ka mundur të kapë një organizatë kriminale anëtarët e së cilës janë shqiptar.
Sipas policisë spanjolle, ky grup kriminal ka kryer 18 grabitje me forcë në banesa në kryeqytetin Malaga.
U arrestuan 6 pjesëtar të grupit në një zonë të izoluar të qytetit Comares.
Policia sekuestroi një pistoletë, 10.000 euro, mjete për të kryer sulme, bizhuteri, një koleksion monedhash dhe pullash, veshje, dy automjete, dokumentacion dhe qese me marihuanë.