Marvin Çuni mund të thuhet se po kalon një moment të mirë në Serie A, dhe ai gol me thembër kundër Empolit tregoj se sulmuesi shqiptar po përshtatet mjaft mirë.
Portalit “TuttoFrosinone” ka intervistuar lojtarin rreth këtyre muajve të parë në Itali.
Një intervistë në të cilën Çuni foli si për përshtatjen e tij, klubin ku aktualisht bënë pjesë, gjithashtu dhe për modelin e tij në futboll.
“Kundër Empolit kisha shënuar një gol në pjesën e parë, i cili u anulua dhe për këtë arsye isha shumë nervoz. Më pas, kur shënova atë gol të bukur me thembër ishte një ngushëllim i denjë për mua. Isha shumë i lumtur për golin.
Seria A? Nga pikëpamja e intensitetit, ka shumë ngjashmëri mes futbollit gjerman dhe atij italian.
Menjëherë u ndjeva shumë rehat këtu në Frozinone, që është një qytet i vogël, ku gjithçka është afër. Edhe me ekipin, ndikimi ishte menjëherë pozitiv: këtu mund të punosh mirë, me qetësi dhe seriozitet. Pastaj të luash në kampionatin e Serisë A, përfaqëson një hap të madh për mua që të rritem personalisht.
Modeli im në futboll janë lojtarë si Kristiano Ronaldo, Haland dhe Mbape. Po, unë besoj se një kampionat konkurrues dhe emocionues si Serie A mund të më ndihmojë shumë në rrugën time të rritjes.
Vitet në Gjermani? Ajo që kalova te Bajern Mynih ishte sigurisht një përvojë e mrekullueshme në nivel personal. Tiago Alkantara është lojtari më i fortë me të cilin pata mundësinë të stërvitem dhe ishte ai me të cilin shkoja në stërvitje.
Arijon Ibrahimoviç? Prisja disa vështirësi nga ana e tij, duke qenë se ai është një lojtar shumë i ri. Por meqë Ibrahimoviç është një futbollist me cilësi absolute dhe shumë i fortë, e dija se do ia dilte në fund” deklaroj gjatë intervistës Çuni.