Në “Sanchez Pizjuan” të Spanjës u realizua një përmbysje e “çmendur”.
Sevilla pësoj një disfatë 2-3 në shtëpi përballë PSV-së dhe i jep lamtumirën Champions-it duke mbetur e fundit në Grupin B me 2 pikë.
Spanjollët gjetën avantazhin e dyfishtë me Sergio Ramos në minutën e 24 dhe El Nesyri në të 47’.
Në pjesën e dytë holandezët “ndezën motorin” duke shënuar plot 3 herë me Sibari, autogol i Gudelj dhe Pepi në minutën e 92.
Kështu, PSV shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e dytë në grup, ndërsa Sevilla me vetëm dy pikë dhe me tre humbje radhazi në Champions mban vendin e fundit dhe i jep lamtumirën këtij kompeticioni, duke mos pasur asnjë shans të kalojë më tej.