Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar nen për nen projektbuxhetin e vitit 2024. Miratimi me ndryshimet i kalon Parlamentit për votimin final në seancën e datës 7 Dhjetor.
Në mbledhjen e sotme janë rrëzuar të gjitha kërkesat e PD, konkretisht amendamentet që paraqiti opozita e vulës. Në komision ishin të pranishëm vetëm socialistët.
Demokratët e bojkotuan. Në parim buxheti kaloi pak ditë më parë në një seancë që zgjati vetëm 5 minuta.