Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin German të Matit.
Siç raportohet, Artan Duka babai i tre fëmijëve është gjetur nga komshinjtë i varur në derën e kasolles së bagëtive.
Pasi kanë parë skenën kanë lajmëruar menjëherë uniformat blu.
Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se 55-vjeçari ka kryer vetëvrasje.