Liridona Ademaj, 30-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan.
Normalisht në ceremoninë e varrimit mori pjesë dhe bashkëshorti i saj, njeriu me të cilin ajo mendonte se kishte lidhur jetën, por që premtoj 30 mijë euro për vdekjen e saj.
Mbi varrin e saj, ai la edhe një kurorë me lule.
“Të kujtojnë me mall burri Naimi, si dhe djemtë” -shkruhet në mbishkrimin e kurorës.
Naim Murseli dyshohet se ka paguar 30 mijë euro tek Granit Plava që të vrasë gruan e tij, Liridonën.