-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shokët i dolën në “Sky”, kush e vrau të riun shqiptar në Gjermani?

Kryesoret

Është zbardhur identiteti i plotë i të riut shqiptar që u gjet i vdekur me një plumb në kokë jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen.

Ai është Reols Hysneli, 27-vjeç, i cili njohët dhe me emrin Alonso, me origjinë nga Burreli.

I riu nuk kishte dokumente me vete në momentin kur iu gjet kufoma dhe identifikimi u bë përmes shenjave të gishtave.

Reols Hysneli ishte i njohur për policinë gjermane pasi dhe më parë kishte rënë në pranga, faktor i cili ndihmoj në  identifikimin e tij.

I futi plumbin dhe e hodhi mes ferrave! Si u vra 27-vjeçari? Dyshimet e para

Kush e vrau?

Një tjetër shqiptarë është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje i cili për më tepër ka rrëfyer si ai është autori i vrasjes së 27-vjeçarit.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçar nga Kukësi me origjinë por me vendbanim të familjes në Lushnjë.

I mituri jeton prej disa kohësh në Gjermani, dyshohet se shkak i vrasjes është bërë prishja e pazarit të drogës.

17-vjeçari nuk ka dhënë detaje të tjera gjatë seancave të marrjes në pyetje, përveçëse ka pranuar se ai ka kryer vrasjen. Megjithatë, ai dyshohet se i përket një klani të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili përbëhet nga shqiptarë të tjetë në Gjermani. Një pjesë e anëtarëve të këtij grupi kanë dalë në komunikimet e “SkyECC” në Berlin përgjatë vitit 2020 duke bërë pazare droge, madje edhe janë arrestuar.

Dyshimet janë se 17-vjeçari merrte drogë nga ky grup dhe më pas e shpërndante në zonat ku ata kishin ndikim.

Roels Hysneli ka qëndruar në qytetin Uetersen, një tjetër vendbanim jo shumë larg Hamburgut, nga e marta datës 20 nëntor deri ditën që u gjet i vdekur. Në këtë qytet është takuar edhe me vrasësin e tij 17-vjeçar, kjo e konfirmuar edhe përmes kontrollit të bisedave telefonike.

Sipas autoriteteve, shqiptari është vrarë në një vend tjetër, dhe trupi më pas është dërguar atje ku është gjetur.

Viktima e kësaj vrasje rezulton se ka pasur probleme probleme më parë me ligjin në Gjermani.

Ai rezulton të jetë dënuar me 9 muaj burg për një përleshje të rëndë fizike më 28 shtator 2021, megjithatë mundi të dalë nga qelia me lirim me kusht.

Pas daljes së tij nga burgu nuk ka të dhëna se ku ka qëndruar dhe çfarë ka bërë në Gjermani. Më herët në emër të tij janë zbuluar dy adresa, një në Paris dhe një tjetër në Berlin. Po ashtu, në vitin 2020 Hysneli rezulton i hetuar edhe për trafikim të lëndëve narkotike dhe për shkelje të afatit të qëndrimit.

FOTO/ E hodhën në ferra! Kush është i riu që u ekzekutua?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit