Një 19-vjeçar është prangosur në Shkodër pasi po lëvizte me municion ushtarak me vete.
Kapja e Enes Jakupit ka ndodhur në Vaun e Dejës, nga kontrolli në çantën e tij brenda makinës u gjetën 2 krehra me fishekë luftarak pa leje mbajtjeje.
Gjatë kontrollit i riu ka tentuar që të largohej por dështoi.
Nga uniformat blu u sekuestrua makina tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari gjithashtu dhe fishekët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.