Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka firmosur urdhrin e posaçëm për vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat.
Urdhri shoqërohet nga formulari i vetëdeklarimit, që po u shpërndahet për plotësim strukturave të lartë përmendura dhe do të jetë baza e nisjes së verifikimeve.
Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë dhe përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.
Ky vendim nga Ministria e Brendshme jepet me qëllimin për të çuar para përgjegjësisë ata punonjës të strukturave që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe grupet kriminale.