Fëmijët e Liridona Ademajt, 4 dhe 5 vjeç ende nuk janë në dijeni për vrasjen e nënës së tyre.
Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës tha se ata po qëndrojnë te prindërit e Naim Murselit, i cili është në burg si i dyshuari kryesor për vrasjen e saj.
Leonardi tregoi se fëmijët e kërkojnë nënën vazhdimisht.
“Nuk iu kemi tregu. E kanë kërkuar. Ata janë shumë të lidhur me të dhe nuk flenë pa të”, tha ai për Top Channel.
Ai shprehu se po mundohen ti mbajnë lag nga një krim aq i rëndë dhe makabër.