Në Gjakovë shumë qytetarë kanë ndezur qirinj në kujtimin e të ndjerës Liridona Ademaj.
Qirinjtë u ndezën në parkun e qytetit për të kujtuar dhe nderuar Liridonën si edhe për të kërkuar drejtësinë e saj.
Liridona Ademaj u privua nga jeta në moshë të re, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e saj është bashkëshorti Naim Murseli. I njëjti dyshohet se pagoi 30 mijë euro në dorë për vrasjen e Liridonës.