Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj i ka shkruar një letër kryeministrit Edi Rama në lidhje me emigrantët afrikanë që priten të vijnë.
Pas caktimit të Lezhës si qyteti i cili do të ngrihet një pikë procesimi për emigrantët ilegalë ku do të ketë edhe kamp bashkia e Memaliajt është vetëofruar për dhënien e kontributit.
Në letrën e dërguar, Malaj shpreh se një pjesë e emigrantëve mund të strehoen në Memaliaj.
“Bashkia Memaliaj shpreh gatishmërinë e saj për të strehuar një pjesë të emigrantëve nisur dhe nga eksperienca e fituar në vitin ‘98 duke strehuar dhe treguar traditën e mikpritjes ndaj vëllezërve tanë të Kosovës, mbështetur në dakortësimin e komunitetit i cili është i gatshëm për të dhënë kontribut pozitiv në jetesën e emigrantëve” ka shkruar krybashkiaku në letër.