14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Kapuça, tritol dhe “Mazda”! Ky është pronari që e kishte kthyer shtëpinë në “bazë lufte”

Kryesoret

Një shtëpi e vjetër në zonën e Fushë Kuqes ishte kthyer në një bazë që dyshohej se përdorej nga grupet kriminale për të pajisur me mjetet që përdorin në atentate. Policia ka sekuestruar një sërë mjetesh që dyshohet se përdoreshin për të furnizuar eksponentë të krimit. Në pranga ka rënë pronari që kishte përshtatur banesën si bazë për grupet kriminale, Aleks Lulashi 40 vjeç

Nga kontrollet në banesën e vjetër në pronësi të Aleks Lulashit, u gjetën dhe u sekuestruan;

-1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;

-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;

-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;

-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;

-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit