-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sky” po pastron policinë/ Eksperti te “5Pyetjet.al”: Le të “fluturojnë” në shtëpi

Kryesoret

Ministria e Brendshme zyrtarizoi formularët e vetë-deklarimit për policinë që përfshijnë një pyetje në lidhje me përdorimin e aplikacioneve të mesazheve të koduara ose të sigurta “SKY” dhe “Encrochat”.

Kjo erdhi pasi disa operacione zbuluan se oficerë të lartë të policisë kishin përdorur këto aplikacione të koduara dhe kishin komunikuar nëpërmjet tyre me grupet e krimit të organizuar. Ministri i Brendshëm Taulant Balla më 24 nëntor paralajmëroi oficerët se nëse dorëzojnë deklarata false do të përjashtohen nga forca policore. Mbi këtë nismë ka nisur një debat.

Një pjesë mendojnë se formularët duhet të jenë vetëm vullnetare, jo të detyrueshëm. Por çfarë mendojnë ekspertët? “5Pyetjet.al” kontaktoi dhe zhvilloi një bisedë me ekspertin e njohur të kriminalistikës, Artan Rexhepi. “Kam qenë ideatori i pastrimit administrativ i policisë së shtetit”- tha ai.

Rexhepi është i prerë në mbështetjen për këtë nismë. “Kush ka përdorur “Sky” duhet të “fluturojë”. Nëse preken të gjithë, le të ikin të gjithë në shtëpi”. Arsyeja? “Mbajtja e këtij aplikacioni ka një kosto që nuk e justifikon. Nuk flas që duhet të futesh në burg, por duhet të largohesh nga policia”.

Por sa është kostoja, lind pyetja, a e kalon një pagë mujore të një efektivi në Shqipëri? “Po, sigurisht që e kalon. Nuk e di saktë, po janë shumë të mëdha. Një polic i mirë mezi mbush telefonin”- tha ai.

Për zërat kundër ka një sugjerim. “Le t’i drejtohen gjykatës. Kanë ikur njerëzit për një fjalë goje nga puna, si rasti im. Le të hetohet administrivisht. Le të hapet si ‘lojë” kërkoi Rexhepi. Por a rrezikojmë që të mbetemi pa policë? “Ne pa gjyqtar ngelëm me vettingun, le të pastrohet edhe policia. Për mua “Sky” është problem” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit