Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë ditën e sotme se ka mundësi që Marrëveshja e Ohrit mund të jetë pjesë e negociatave të kapitullit 35 me Bashkimin Europian.
Kjo do të thotë se është edhe kusht për anëtarësimin e Serbisë në këtë bllok.
Marrëveshja e Ohrit parashikon që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, nuk e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe palët e respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës.
“Jam takuar me francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët, për këtë gjë. Të gjithë i dinë të gjitha”, ka thënë Vuçiç për të përjavshmen serbe NIN.