Italia miratoi dje marrëveshjen për emigrantët që do të vijnë në Shqipëri. Në Tiranë pakti ndodhet në Parlament dhe sot opozita bllokoi diskutimet te komisioni i Sigurisë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se marrëveshje është e dobishme dhe sipas saj mund “të përfaqësojë një precedent që mund të bëhet në shumë vende në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
Nuk e di pse e majta e konteston kështu, ndoshta sepse shpresojnë se ne nuk do të arrijmë ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë në një realitet në të cilin përballemi me flukse të paprecedentë” tha ajo për mediat italiane.
“O Nasip, o çuna, çfarë do të bëjmë?”! Noka i zë karrigen, opozita bllokon “Sigurinë”