Këngëtarja Taylor Swift është shpallur personazh i vitit nga Revista “Time”.
“Ajo është krahasuar me Bob Dylan, Paul McCartney dhe Joni Mitchell. Si një biznesmene, ajo ka ndërtuar një perandori me vlerë, sipas disa vlerësimeve, mbi 1 miliard dollarë. Dhe si një personazh i famshëm – e cila për shkak të të qenit grua shqyrtohet me imtësi për çdo gjë nga ajo me kë daton deri tek ato që vesh – ajo ka tërhequr prej kohësh vëmendje të vazhdueshme dhe di si ta përdorë atë. “ është shkruajtur në artikull.
Kujtojmë që këtë vit, Taylor Swift publikoi versionet e riregjistruara të ‘Speak Now’ dhe ‘1989’, pjesë e një projekti shumëvjeçar për të rifituar pronësinë e punës së saj