Ditën e sotme është marshuar për ndalimin e dhunës kundër grave në Prishtinë.
Gjatë marshimit u kërkua më shumë drejtësi për viktimat si dhe dënime më të larta për vrasësit.
Ky marshim u bë i mundur nga organizata Artpolis pas vrasjes tragjike të Liridona Murselit, vrasje e cila ka si të dyshuar kryesor bashkëshortin e saj Naim Murseli si dhe 2 të tjerë.
Përfaqësuesja e “Artpolis”, Nertila Qarri-Gërguri u shpreh se vrasja e grave dhe dhuna sistematike ndaj tyre duhet të merr fund.