Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas lëshimit të 15 urdhërarresteve nga SPAK lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Tabaku shprehet se ka një kohë për të mbjellur dhe një kohë për të korrur. më tej ajo shprehet se arrestimet për inceneratorin e Tiranës, një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë dhe përgjegjësisë që duhet të mbajnë të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve.
“Të gjitha këto nuk janë punë Taulantësh as drejtorësh apo disa burokratëve të minsitrive. Përkundrazi, janë një dëshmi e një sistemi korruptiv që ka gërryer besimin, shpresën dhe taksat e shqiptarëve aq sa për të vjedhur ditën për diell dhe sy për sy pa turp mbi 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve, “ ka shkruajtur Tabaku në reagimin e saj.