Ambasadori amerikan i Kosovës, Jeff Hovenier është takuar ditën e sotme me ambasadorin më të ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Hovenier tha se mezi pret që të punojë me Malajn për integrimin e Kosovës në strukturat ku ajo kërkon të bëjë pjesë.
“Mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë Petrit Malaj. Mezi presim të punojmë së bashku ndërsa mbështesim integrimin e Kosovës në strukturat europiane dhe euroatlantike”, ka shkruajtur ambasadori amerikan i Kosovës në rrjetin social X.