-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shorti i Copa America 2024, Brazili në grupin e “ferrit”

Kryesoret

Është hedhur shorti për grupet e Copa America 2024, turne i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës verën e ardhshme.

 Katër grupe, dhe 16 skuadra në total do të marrin pjesë në turneun madhor verën e ardhshme.

 Argjentina është shortuar në grupin A, ku do të luaj së bashku me 2 skuadra si Peruja dhe Kili, ndërsa skuadra e fundit e grupit do jetë fituesi i “Play off” mes Kanadasë, Trinidat dhe Tobago.

Në grupin B, Meksika do të përballet me Ekuadorin, së bashku me Venezuelën dhe fituesin e playoff-it të kësaj pranvere mes Kosta Rikës dhe Hondurasit.

Grupi C do të jetë interesant me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat do të luajnë me Uruguain, Panamanë dhe Bolivinë.

Grupi D është cilësuar si ‘grupi i vdekjes’, aty ku është shortuar Brazili, së bashku me Kolumbinë, Paraguain dhe Xhamajkën, e cila ka bërë një ekip të fortë, me shumicën e lojtarëve që i luajnë në Premier Ligën e Anglisë.

Copa America do të zhvillohet në qershor dhe korrik të verës 2024, me aksionin që do të nisë më 20 qershor dhe do të përfundojë me finalen e madhe më 14 korrik.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit