Në Dibër është zbuluar magazina e një biznesi ku mbaheshin qindra fishekzjarrë dhe kapsolla kontrabandë.
Siç raportohet, këto produkte tashmë të paligjshme shiteshin në treg nga administratori i biznesit, Ismail Iskurtaj, 32 vjeç, banues në fshatin Pollazhan.
Nga magazina e 32-vjeçarit u sekuestruan 733 kapsolla dhe 344 fishekzjarre, ndaj tij kanë nisur hetimet.