Emri i Armando Brojas është një ndër më të lakuarit në lidhje me merkaton.
Sulmuesi shqiptar po kalon një periudhë me shumë pak minuta tek Chelsea, ndikuar dhe nga dëmtimi që la pas 22-vjeçari.
Megjithatë ofertat kundrejt tij nuk mungojnë, tashmë është konfirmuar se janë disa klube nga Anglia por dhe Torino në Itali që janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit.
Lojtari normalisht kërkon të luaj por nuk ka shprehur asnjëherë dëshirën për tu larguar nga Chelsea, dhe duket se të njëjtin plan ka dhe klubi.
“SkySport” bën me dije se Broja nuk do të largohet në merkaton e janarit, kjo pasi trajneri Pochettino kërkon ta ketë në skuadër.
Një formë refuzimi kjo e çdo oferte që vjen në drejtim të shqiptarit, të paktën për merkaton e janarit, ose nëse për të vjen një ofertë e majme.
Pavarësisht të gjithave mediat afër klubit konfirmojnë vazhdimisht se nëse lojtari do largohet do të jetë vetëm në formë huazimi.