Një 32-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në Sarandë, pasi dyshohet se ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij.
I riu me inicialet Xh.Ç., është prangosur nga uniformat blu dhe është dërguar në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.