Pas barazimit 0-0 midis Erzenit dhe Kukësit për “MCN” trajneri Nica tregoi problemet që ka ekipi në sulm, arbitrat dhe çështjen “Rashiti”.
Ai gjithashtu pohoi se barazimi ishte rezultati më i drejtë, pasi të dy ekipet ishin larg portave dhe goli ishte se kush do ta ngecte.
Intervista:
Jam i kënaqur nga rezultati pasi loja shkoi tamam me episode. Nga ajo që prodhoi ndeshja, barazimi ishte më i drejti. Të dy ekipet ishin larg portës dhe ia lanë kush ta ngecte golin. Terreni i papërshtatshëm ishte një arsye më shumë që shkoi barazim. Në transfertë duhet të kënaqemi edhe me një barazim.
Pa një sulmues të mirëfilltë edhe skuadra vuan. Shpresoj që ta zgjidhim këtë situatën e sulmit.
Arma plus në sulm?
Kemi shumë probleme në sulm, pasi të gjithë po luajnë me sulmues të maskuar. Ky sistem loje, sado efikas të jetë, do kohë të praktikohet me sulmues pas shpine. Djemtë i përgjigjen në maksimum dhe me dëshirë për të qenë në fazën sulmuese. Dihet se sulmuesi i mirëfilltë e bën diferencën.
Nota për arbitrimin?
Që sot e tutje kam vendos që për arbitrat të mos flasë fare. Të flasin specialistët që nuk kanë emocionet e skuadrës sonë. Nuk do të merrem më, arbitrat duhet të marrin përsipër atë që duhet në punën e tyre.
Arbitri sot më pëlqeu se i ndoqi mirë aksionet, por episodet që pati duhet t’i analizoni ju.
Amnisti për Rashitin?
Është e pamundur, pasi nuk është vetëm vendimi ynë. Them kështu pasi ka problemet e tija në vendin ku jeton, në Zvicër. Ka probleme me familjen e tij dhe nuk është mirë t’i përflasim dhe jemi të detyruar që të shfrytëzojmë këta që kemi.”