Barazimi i Realit përball Betisit, hapi një skenarë të ri në luftën për kreun e La Ligas.
Mbrëmjen e sotme do të përballen Barcelona dhe Girona, asgjë më pakë se vendi i tretë dhe i dytë në renditjen e kampionatit spanjoll.
Një sfidë e cila pritet të sjelli emocione pasi hapi “fals” i Realit mbrëmjen e djeshme bën që pikët të marin një vlerë akoma më të rëndësishme në këtë përballje.
Barcelona sheh veten 5 pik larg kreut dhe një fitore mbrëmjen e sotme mund të ndikojë shumë në frymën e ekipit, të cilët vinë pas rezultateve pozitive me Porton dhe Atletikon.
Por “murtaja” e dëmtimeve ka rifilluar, pas rikuperimit të titullarëve si Pedri, De Jong apo Raphinha. Ter Stegen, Iñigo dhe Gavi janë në infermieri.
Girona nga ana tjetër është padyshim një nga suprizat e këtij sezoni.
Ekipi i Michel luan një futboll me kombinime të shpejta, fantazist dhe argëtues, detaje të cilat e kanë sjellë deri aty ku askush nuk do mund ta besonte, vendi i dytë në La Liga dhe një pretendente serioze për kreun.
Në rast të një fitoreje Girona do të rrëmbente kreun duke u shkëputur me dy pikë Nga Reali dhe do të “zhyste” në hije Barcelonën.
Por trajneri Michel gjithashtu nuk po kalon një moment të mirë me dëmtimet, lojtarë si Yangel Herrera, apo mungesa e Torre.
Një tjetër detaj interesant për këtë përballje është se si rrallë herë dy ekipe nga Katalonja luftojnë për kreun e La Ligas.