Mediat kosovare kanë raportuar se ditën e sotme Granit Plava, i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ka tentuar të kryej vetëvrasje, ai momentalisht ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë,.
Raportime të cilat janë mohuar nga drejtori i Shërbimit Krrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.
“Jo. Ka pasur një tentim nga ai burgosur për ta dëmtuar batanijen në dhomë, në momentin që është hetuar, stafi ka arritur dhe e ka larguar batanijen nga dhoma dhe është zëvendësuar. Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim e as vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, reagimi ka qenë nga stafi. Sepse këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, u shpreh ai.
Drejtori i Shërbimit Korrektues po ashtu deklaroi se mes tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt nuk ka asnjë kontakt, dhe se ata janë të vendosur në dhoma teke.