Një kabinë elektrike në Korçë ka marrë flakë ditën e sotme.
Nga kjo djegie ka mbetur pa energji një pjesë e madhe e lagjes 12 të qytetit të Korçës.
Burime prane OSSHE bëjnë me dije se po punohet për rregullimin e defektit të shkaktuar nga djegia e kësaj kabine.
Gjithashtu pa energji kanë mbetur edhe bizneset të cilat operojnë në pedonalen e qytetit.