Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith ishte i ftuari i radhës në podkastin “Inside Albania” nga gazetarja Alice Taylor.
Ai ka folur më së shumti për emigracionin e paligjshëm dhe korrupsionin.
“Apeli im për çdo të ri që mendon të ikë ilegalisht është të mos e bëjnë. Ka mënyra të ligjshme për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Kemi hapur një qendër aplikimesh për viza në veri për të lehtësuar ikjen dhe për të treguar se jemi të hapur për punë”, – deklaroi ambasadori britanik, Alastair King-Smith.
Në fund, King-Smith sqaroi arsyet përse Mbretëria e Bashkuar vendosi të shpallë “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha duke rikujtuar se Britania e Madhe do të sjellë një valë të dytë shpalljesh “non grata” politikanësh, biznesmenësh dhe të gjithë ata që minojnë sundimin e ligjit në Shqipëri.