Paulo Dybala ka pësuar një tjetër dëmtim me Romën dhe mbetet për t’u parë nëse problemi këtë herë i vjen nga kofsha apo gjuri.
“La Joya” pati një fillim të shkëlqyeshëm në ndeshjen kundër Fiorentinës, duke dhënë asistimin për golin e Romelu Lukakut.
Megjithatë, pas 22 minutash ai e humbi sfidën e tij ndaj Arthur Melo vendosi keq këmbën e tij të djathtë.
Lojtari argjentinas tundi menjëherë kokën dhe i bëri shenjë stolit se kishte lënduar veten dhe u zëvendësua nga Sardar Azmoun.
Sipas raporteve fillestare nga “DAZN”, besohet të jetë një problem fleksor, i cili do të ishte i natyrës muskulare.
Ekziston gjithashtu rreziku që duke marrë parasysh mënyrën e përkuljes së këmbës, mund të përfshihet edhe gjuri.