-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky flet për takimin me kryeminstrin hungarez: Ishte shumë i sinqertë

Kryesoret

Volodymyr Zelensky tha se kishte një bisedë të sinqertë me kryeministrin hungarez Viktor Orban të dielën, ndërsa të dy u panë duke biseduar në margjinat e inaugurimit të presidentit të ri të Argjentinës, Javier Milei.

“Ishte shumë i sinqertë – dhe padyshim, ishte i fokusuar në çështjet tona evropiane”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës, duke iu referuar ndërveprimit të tij me udhëheqësin hungarez.

Dy liderët u panë duke biseduar në një cep të parlamentit argjentinas pasi zoti Orban kërcënoi se do të bllokonte më shumë mbështetje financiare të Bashkimit Evropian për Kievin. Një video gati 20 sekonda e gjatë tregoi Zelensky duke u angazhuar me Orban në mënyrë të animuar në parlament ku ishin mbledhur qindra liderë.

Ndërsa detajet e bisedës nuk janë bërë publike, muhabeti “i sinqertë” midis dy liderëve vjen përpara një samiti të BE-së në 14-15 dhjetor për të vendosur nëse do të fillojnë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën.
Presidenti hungarez ka thënë vazhdimisht se ai kundërshton fillimin e bisedimeve për mirëpritjen e Ukrainës në bllokun e NATO-s tani dhe se çdo vendim për të vazhduar duhet të jetë unanim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit