Spitali i Pejës ka shfaqur sërish probleme pasi në oborre kanë hyrë lopë.
Sot ata kanë njoftuar se disa lopë janë futur sërish në oborrin e spitalit, duke bërë me dije se kjo rrit rrezikun për infeksion te pacientët dhe dëmton bimët e kultivuara ndër vite.
Nga Spitali thonë se për vite me radhë kanë kërkuar nga organet kompetente që te merren masa ndaj pronarëve të bagëtive.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë në mënyrë të vazhduar për vite me radhë përmes shkresave, fotografive e videove ka kërkuar nga organet përgjegjëse: Inspektorati i Komunës së Pejës, Policia e Kosovës, Inspektorati Sanitar, AVUK-ut etj, që të ndërmerren masa ndaj pronarëve të këtyre bagëtive por është çudi e madhe se si dhe pse lejohen këta pronarë të mbajnë lopë në qytetit dhe atë nëpër rrugët dhe oborret e Institucioneve pa u penguar fare e mos të flasim për ndonjë konfiskim.