Trajneri i Interit, Simone Inzagi, e ka cilësuar një sukses gjithsesi kualifikimin e zikaltërve, edhe pse barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Real Sociedad i la në vendin e dytë në grup me një short më të vështirë për fazën tjetër të turneut. Tekniku i zikaltërve shpjegoi pse kishte lënë në stol lojtarë si Lautaro Martinez e Barela në këtë ndeshje, ku skuadra e tij prodhoi pak raste për gol.
“Ne patëm dy raste, një gjuajtje tjetër ë fund dhe jemi shumë të kënaqur me këtë kualifikim dhe padyshim që kishim shanse që mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë. Jam i lumtur, e dinim se do të vuanim dhe nuk lejuam asgjë, ndryshe nga ndeshja e parë. Ekipi e mbuloi mirë fushën, por i duhet dhënë edhe Real Sociedadit.
Shorti? E dinim se do të ishte më e vështirë. Nuk dua të shoh fytyra të varura pasi u kualifikuam të pamposhtur. Ne u përpoqëm deri në minutën e 95-të.
Asnjë rast i mirëfilltë goli? Shanset më të qarta i përkisnin Interit. Sançez e jo Lautaro? Këto janë zgjedhjet që bëhen, ne jemi në dhjetor dhe duhet të arrijmë në qershor dhe Lautaro dhe Barela kanë luajtur shumë. Ata janë lojtarë të cilët u futën sot dhe na dhanë një dorë”, tha Inzagi pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL