Arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar që posedonte qindra doza cannabisi, në automjet dhe në banesë, me qëllim shitjen në qytetin e Beratit.
Nga kontrollet të riut me iniciale D.B në automjetin dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, të ndara në qindra doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.