Është vënë në pranga një 38-vjeçar të cilit iu gjet 1 kg kanabis në banesë.
Policia gjeti në banesën e Ervis Elezit, 1 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa që mbahej nga ky shtetas, për t’u ndarë dhe shitur në doza, në lagje të ndryshme të qytetit të Memaliajt.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.