-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku reagon ashpër: Për shqiptarët s’ ka dhjetor festash por dhjetor shtrëngesash

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka bërë  një reagim në rrjetet sociale mbi situatën festive në Shqipëri.

Tabaku ka nënvizuar se për familjet shqiptare ky nuk është dhjetori i fesave por dhjetori i shtrëngesave.

Sipas Tabakut  profesionet e lira do të përballen me një taksë shtesë nga ana e qeverisë, duke theksuar se shtresa e mesme është goditur më së shumti në këto 10 vite të qeverisjes socialiste.

E ndër të tjera deputetja demokrate shtoi se familjet shqiptare këtë fundvit shqiptarët do të konsumojnë më pak për shkak të rritjes së kostos.

Reagimi i plotë: 

Dhjetori festave, nuk është ai që duhej por është dhjetori i shtrëngimeve për familjet shqiptare. Sot, fatkeqësisht 40% e të ardhurave familjare shkojnë për konsumin e ushqimeve. 40% që është më e lartë se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor por njëkohësisht edhe vendet Europiane.

Ndërkohë që të ardhurat e disponueshme janë gjithnjë e më shumë në rënie si rezultat i rritjes së kostos së jetesës, rritjes së çmimeve dhe ndikimit që po ka rritja e kursit të këmbimit sot në ekonomi. 75 mijë familje shqiptare si pasojë e ndikimit të kursit dhe rritjes së ekonomisë informale e kanë të cenuar vendin e tyre të punës, të ardhmen e tyre.  Sot, familjet shqiptare po përjetojnë ndikimin e 10 viteve të politikave sociale dhe taksave socialiste.

Në mënyrë të veçantë këtë e përjeton shtresa e mesme që nga janari do të ketë rritjen e taksave  për profesionistët e lirë. nuk ka një shtresë të vetme që të ketë pasur mbështetje. Nuk ka një shtresë të vetme që t’i jetë përgjigjur qeveria ose sociale ose politikë mbështetëse. Por në këtë dhjetor ato ndihen më shumë. Për familjet shqiptare ky është dhjetori shtrëngesave!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit