Është djegur një banesë në fshatin Bubullimë të Lushnjës ku për pasojë ka humbur jetën një 82-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rrreth orës 03:00 të mëngjesit. Mësohet se çatia e banesës së vjetër ka zënë poshtë 82-vjeçarin, Koli Koçi, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Çifti nuk kishin fëmijë dhe për ta kujdeseshin fqinjët.
Banesa ka qenë shumë e vjetër ndaj dyshohet se flakët janë përhapur me shpejtësi.
Fatmirësisht është shpëtuar gruaja e tij, Kristina Koçi e cila është nxjer nga banesa.
Shefi i Zjarrfikësve Lushnjë, Xhezmi Metushi ka deklaruar se në momentin kur kanë mbërritur në vendngjarje e gjithë banesa ishte në flakë, ndërsa çatia kishte rënë.
Gjthashtu ai shtoi se shkaku i rënies së zjarrit mund të ketë qenë soba e druve.
Dalin pamjet e banesës së djegur në Lushnjë, ja ku ndërroi jetë 82-vjeçari