Në lidhje me pezullimin e marrëveshjes për emigrantët nga Gjykata Kushtetues e vendit tonë, ka folur dhe kryeministria italiane Giorgia Meloni.
Në një deklaratë për mediat fqinje Meloni theksoi se nuk ka asnjë nevojë për një planë B, duke shtuar gjithashtu se ajo respekton vendimin duke u shprehur gjithashtu se kjo nuk do të ndikojë në marrëveshjen Itali-Shqipëri.
“Nuk mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ndikon në paktin me Italinë, por ne nuk do të ndërhyjmë në vendimet e një organi të një vendi sovran.
Sa i takon Shqipërisë, nuk di të them. Nuk mund të them se çdo ndodhë, shpresoj që të mos ketë anulim, por nuk ndërhyj.
Jam optimiste që nuk do të ketë, por nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në një vend sovran. Respektoj vendimet e një vendi sovran.
Të shohim çdo të ndodhë në javët e ardhshme dhe do të bëjmë më të mirën tonë, që ta përshpejtojmë edhe më shumë nëse gjërat shkojnë shumë. Për momentin nuk kemi nevojë për një Plan B” deklaroi Giorgia Meloni.