Reperi i njohur kosovar Lumi B dhe partnerja e tij do të bëhen prindër për herë të dytë.
Këtë lajm e ka bërë vetë çifti publik nëpërmjet disa fotove të publikuar në Instagram.
Çifti ka zgjedhur një mënyrë mjaft interesante për të zbuluar pritjen e ëmbël, me barkun zbuluar të Mirandës ku shkruhet “foshnje”, ndërsa në atë të Lumi B “birrë”.
“Familja jonë po rritet, si barku ynë, dhe ne jemi të emocionuar të ndajmë me ju që një fëmijë i vogël do të bashkohet me ne së shpejti. Shumë mirënjohës për këtë kapitull të ri”, ka shkruar Miranda.