Vazhdojnë reshjet e dendura të dëborës në qarkun e Korçës, duke vështirësuar jo pak qarkullimin në aksin Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Ersekë.
Siç raportohet mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punojnë për përmirësimin e situatës.
Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje për të treguar kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këto zona dhe të pajisen me goma dimërore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.