Dita e Shtunë do të ndikohet fillimisht nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Në këtë mënyrë per ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.
Në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por kryesisht në lartësitë mbi 700 metër si në verilindje ashtu dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e sotme pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale si dhe rënie në ato të mesditës, çka lidhet dhe me formimin e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.