Prokuroria e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e plotë të vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit, i goditur për vdekje në qelinë e tij me armë zjarri nga Sokol Mjacaj.
Arma e zjarrit, 5 gozhda dhe 2 predha të dëmtuara janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes së Arben Lleshit, Sokol Mjacaj duke kërcënuar me armë punonjësit e burgut është izoluar në ambientet ku bëheshin takimet me familjarët.
Bazuar në hetimet e kryera nga prokurorët, Sokol Mjacaj ka mbajtur pistoletën brenda qelisë së tij për rreth 20 ditë, ndërsa mbetet ende mister mënyra sesi ai ka mundur të vihet në zotërim të armës.
Gjithashtu në nga hetimet raportohet se punonjësit e burgut nuk kanë kryer kontroll fizik ndaj Sokol Mjacajt kur ky i fundit ka kaluar nga regjimi “41bis” në ajrim, gjithashtu as kur i dënuari është kthyer në qeli.
Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale të “Vrasja në rrethana cilësuese” nga e cila një e mbetur në tentativë, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ndërsa drejtori i burgut të Peqinit dhe 11 punonjës të zinxhirit të komandimit po hetohen për “Shpërdorim i detyrës” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 248 dhe 324/a/2 i K.Penal.