Bayern Munich nuk po heq dorë nga transferimi i qendërmbrojtësit uruguaian Ronald Araujo.
Thomas Tuchel a ka bërë prioritet transferimin e qendërmbrojtësit për ta përforcuar repartin defensivë.
Bavarezët janë duke i bërë presion Araujos që të pranojë ofertën e tyre pasi janë të bindur se Barcelonën mund ta bindin për ta lejuar largimin e uruguaianit.
Plani i Bayernit për Araujon është i njëjtë si për Sadio Manen dhe Harry Kanen, duke i bërë presion të madh lojtarëve.
Sipas asaj që ka raportuar Sky Sport në Gjermani, drejtuesit e Bayernit janë të bindur se Barcelona do ta lejoj largimin e Araujos për shkak të krizës financiare.
Rekordmenët e Gjermanisë janë të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro për transferimin e Araujos në Allianz Arena qysh në afatin kalimtar të janarit.