3 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Prizren në rrugën “Ibrahim Rrugova”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 të shtunën, ka bërë të ditur Policia. Sipas informative të deritanishme, aksidenti ka ndodhur gjatë një gare me makina.
Viktima të këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare.
Gjithashtu bëhet me dije se lëndime kanë pësuar edhe 5 persona të tjerë.
Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Garat me makina iu morën jetën, dalin emrat dhe fotografia e njërit prej viktimave