Javier Zanetti zëvendës presidenti i Interit por dhe një legjendë e klubit, është hasur me një situatë të pazakontë, e cila ndodhi pak minuta para hedhjes së shortit të Champions League.
Kush nuk do e njihte legjendën e interit, aq më tepërt për postin që mban tani në hierarkinë e klubit?
Epo këtë mund ta tregojë një nga punonjësit e sigurisë të UEFA-s, i cili për pak sa nuk la Zanettin të shihte shorteun nga televizori.
Argjentinasi në fakt kishte harruar të merrte me vete dhe lejekalimin e zakonshëm që mbahet në këto evente, mjet pa të cilin roja i sigurisë ishte i vendosur të mos e lejonte të futej në sallë, të paktën për pak minuta.
I justifikuar dhe nga fakti se nuk e njohu, sigurimi vazhdonte ti thoshte se pa lejekalimin nuk mund të kalonte, një situatë e cila e tensionoj jo pak zëvendës presidentin e Interit, i cili në fund ja doli të “infiltrohej” për të ndjekur shorteun, ku nuk mund të thuhet se doli tepër i kënaqur.